Në flamurin e kuq me shtizë qëndron shqiponja dykrenore në kopertinën e revistës “Flamuri” të vitit 1922. Kjo revistë botohej në Tiranë një herë në muaj.
Një shqiponjë e stilizuar bukur qëndron e shkrirë në titullin e gazetës së përditshme “Arbënia”. Në foto është gazeta e datës 7 Shkurt 1944.
Në një rreth të madh të kuq me perimetër të zi, është vendosur shqiponja në kopertinën e revistës “Njeriu” të vitit 1943. Kjo ishte një e përmuajshme me profil kulturor e “shpirtnor”.
Në gazetën “Tomorri” të vitit 1942 shqiponja qëndron në krye e sipër saj është vendosur titulli. Krahët janë të hapur në gjerësi. “Tomori” ishte me profil kulturor për rininë dhe botohej çdo dy javë.
Flamuri me shqiponjën dy krenore në kopertinën e revistes “ Cirka”. Kjo ishte një revistë kulturore, që botohej në Shkodër në të parën dhe të tretën të Dielë të secilit muaj.
Flamuri në gazetën “Mbrojtja Kombëtare” të vitit 1920. Në trup të shqiponjës është vendosur kështjella me kullë, në kthetra qëndrojnë nga 4 rrufe. Kjo gazetë botohej në qytetin e Vlorës.
Flamuri i kuq, i kapur në shtizë është vendosur në kopertinën e revistës “Leka” të vitit 1937. Shqiponja është me flatra të drejtuara poshtë dhe sipër krerëve ka nga një kurorë. Kjo revistë kulturore botohej në Shkodër çdo muaj nga shtypshkronja “ Zoja e papërlyme”.
Shqiponja zë pjesën qëndrore të kopertinës në revisten “Rilindja”. Flatrat janë të drejtuara lart dhe dy krerët nuk jane të mbushura me ngjyrë të zezë si trupi. Kjo revistë botohej në Korçë, dy herë në muaj.
Shqiponja dykrerëshe në revistën “Studenti Shqiptar” është përfshirë si ilustrim në titull. Kjo revistë me profil kulturor, botohej një herë në muaj, në Torino të Italisë.
Një gravurë nga revista “Përparimi” e muajit Gusht të 1917-ës paraqet miqësinë e dy popujve të Adriatikut. Simbolikisht populli shqiptar ilustrohet me përkrenaren e Skënderbeut dhe flamurin me shqiponjën dy krenore.