Neni 14
1.Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja.
2.Flamuri Kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
3.Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.
4.Himni kombëtar është “Rreth Flamurit të Përbashkuar”.
5.Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë është Dita e Flamurit, 28 Nëntori.
6.Kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është Tirana.
7.Forma dhe përmasat e simboleve kombëtare, përmbajtja e tekstit të himnit kombëtar, si dhe përdorimi i tyre rregullohen me ligj.